Futboll Ligue 1 Sport

KËRKON PËRFORCIME PAS DËMTIMEVE/ Kampionët e Francës synojnë të marrin në janar mbrojtësin e Juventus…

Ndonëse merkato e janarit do edhe dy muaj të hapet, drejtuesit e PSG-së kanë filluar që tani të mendojnë për lëvizjet që do të bëjnë.

Një nga lojtarët që pëlqehet shumë nga bardhezinjtë, është mbrojtësi i Juventusit, Matia De Shiljo. Italiani nuk është një zgjedhje e parë e Sarrit, kjo edhe për shkak të dëmtimeve që e kanë shoqëruar atë në këtë fillim sezoni.

Kampionët e Francës e duan lojtarin në ekipin e tyre,  dhe mendohet se do të ofrojnë rreth 10 milionë euro në merkaton e janarit.

Madje thuhet se francezët janë të gatshëm, të fusin në negociata edhe njërin nga Munir ose Kurzaua, për të marrë shërbimet e De Shiljos.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Dybala zhbllokon sfidën ndaj Atletixos me një “MAGJI”, shijojeni (VIDEO)

Delo.autor

TETË NDESHJE, ZERO MINUTA/ Inter presion Inzaghi-t, i kërkojnë aktivizimin e Asllanit

F.autor

NGA WANDA TEK SPALLETTI/ Ja si e ndryshoi Marotta Interin në 10 ditë

Delo.autor

Leave a Comment