Futboll Shqipëri Sport

5 DITË NGA ZHVILLIMI I NDESHJES TESTUESE/ Shikoni pamjet fantastike të stadiumit “Arena Kombëtare” (FOTO+VIDEO)

Janë duke u zhvilluar punimet e fundit nga impianti modern “Arena Kombëtare” që është ndërtuar në kryeqytet.

Stadiumi do të jetë gati për sfidën ndaj Francës që do të zhvillohet në datën 17 nëntor, ndërkohë që ditën e diel, pra në datën 10 nëntor, do të zhvillohet ndeshja testuese mes skuadrave të femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë.

Portat

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë disa pamje të stadiumit nga dita e sotme, teksa gjithçka duket gati për sfidën testuese dhe më pas inaugurimi i shumëpritur ndaj Francës.

Ndërkohë vazhdon interesi i jashtëzakonshëm në dyqanin zyrtar të “FSHF”-së, për sa i përket biletave për ndeshjen ndaj “gjelave”. Pjesëmarrje rekord, në ditën historike të inaugurimit të stadiumit kombëtar.

Related posts

Trajneri i Tiranës reagon për eleminimin e Argjentinës: Më falni miqtë e mi

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi me maltezët, Gjici me propozim të pazakontë para sfidës

Isa.Autor

Milani nuk ndalet në merkato, bashkohet me garën për nënkampionin e botës

Sadik.Autor

Leave a Comment