Futboll Kombëtarja Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Igli Tare kërkon të “rrëmbejë” në janar sulmuesin shqiptar…

Vedat Muriqi është gjithnjë e më pranë Lacios. Bomberi i Kosovës, po zhvillon një sezon të shkëlqyer në kampionatin turk me fanellën e Fenerbahçes, teksa ka arritur të shënojë 7 gola në 11 javë, duke zgjuar interesin e shumë klubeve Europiane, një ndër to është dhe Lacio.

Drejtori sportiv i të kaltërve, Igli Tare, do tentojë të bindë sulmuesin nga Gjilani, që të veshë fanellën e kryeqytetasve, që në merkaton e janarit.

Sipas “calciomercato.com”, klubi turk ka vendosur një çmim prej 10 milionë euro për Muriqin, ndërkohë që Lacio është gati të ofrojë deri në 8 milionë euro. Mësohet se palët janë në negociata e sipër, ndërkohë që së fundmi për shqiptarin e Kosovës, ka shfaqur interes edhe Atletiko e Madridit dhe Totenhem.

Muriqi

Related posts

West Ham kërkon sulmues, Pellegrini piketon Kostas Mitroglou

Isa.Autor

LIVE/ Rusia kërkon surprizën e radhës, Kroacia historinë

Isa.Autor

MAGJIA E KUPËS SË AFRIKËS/ Portieri i Sierra Leone ndali Algjerinë e Mahrez. Pastaj shpërthen në lot (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment