Futboll Sport

LIVE/ Rusia kërkon surprizën e radhës, Kroacia historinë

Rusia kërkon surprizën e radhës në “Fisht Olympic Stadium”, kundër Kroacisë, pas fitores befasuese me Spanjën në 1/8. Të besuarit e Cherchesov vijnë pas një forme të shkëlqyer ndërsa kanë befasuar me arritjen deri në çerekfinale. Oreksi vjen duke ngrënë dhe sot në mbrëmje rusët janë të motivuar për të marrë një tjetër fitore për të siguruar një blietë në gjysmëfinale ku i pret Anglia.

Nga ana tjetër Kroaica ka shumë talente në gjirin e saj dhe do të kërkojë kualifikimin me shpresën për të kaluar brezin e artë që arriti vendin e tretë në Kupën e Botës 1998. Të dy skuadrat mbërritën në këtë ndeshje pasi fituan me penallti sfidat respektive në 1/8.

Kroatët nuk janë mundur asnjëherë nga Rusia në tri ndeshje që këto ekipe kanë luajtur mes tyre në të gjitha kompeticionet, ndërsa vijnë në këtë ndeshje pas pesë fitoresh radhazi. Në krahun tjetër Rusia ka pësuar gol në tri ndeshjet e fundit dhe sulmi i frikshëm i Kroacisë favorizon ballkanasit.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

KRITIKON ASHPËR MOURINHON/ Jesse Lingard: Në futboll duhet të luash duke pasur liri

Delo.autor

“KY MILAN MË KUJTON ATË TË SAKIT”/ Legjenda Barezi: Të mendojnë për gjëra të mëdha

Delo.autor

KORONAVIRUSI “GJUNJËZON” SPANJËN/ Reali hap dyert e “Bernabeu”-t në luftën ndaj Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment