Futboll Sport

KHABIB “TALLET” ME CR7/ Status epik pas dështimit kundër Lokomotiv Moscow

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov  ka gjetur kohë për të vënë në lojë sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Ylli luzitan ishte në fushë për 90 minuta në fitoren 2-1 që Juventusi mori në transfertë kundër Lokomotivës së Moskës, por nuk arriti të shënojë gol.

Në fakt, këtë ndjesi nuk ia lejoi shoku i tij i skuadrës, Aaron Ramsey. Uellsiani shtyu drejt rrjetës një top të goditur nga goditja e dënimit pikërisht nga Ronaldo. Gjuajtja ishte aq e fortë sa edhe pas kontrollit të portierit vendas po shkonte drejt rrjetës. Por, në kufinjtë e zonës, Ramsey shtyu sferën drejt rrjetës, duke marrë autorësinë e golit.

E për këtë fakt, Khabib, një mik i ngushtë i Ronaldos është tallur me portugezin. Në një status në rrjetin social “Instagram”, Khabib falenderon Ronaldon që nuk shënoi.

Faleminderit zoti Ronaldo që nuk shënove,” shkruan Nurmagomedov, i cili duket se është tifoz i çmendur i Lokomotivës.

Juventus u bë skuadra e parë, së bashku me Bayern Munich që siguron kalimin në raundin tjetër, atë të 1/16-ave në UEFA Champions League.

Related posts

Shkoi për të parë Juventus-in, klubi shkarkon sulmuesin

Q.Autor

Do fitojë çmimin “Oskar”/ Nejmar bëhet objekt tallje në rrjetet sociale

Isa.Autor

PAS HUMBJES NDAJ SAMPDORIAS/ Conte: Ndeshje e çuditshme, nuk mund të bëj më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment