Futboll Sport

KOREOGRAFIA GJATË HIMNIT TË ANGLISË/ Gazetari i medias prestigjioze i mahnitur nga tifozët e Kosovës

Kosova u mposht nga Anglia me rezultatin 4-0, në stadiumin “Fadil Vokrri”, por nuk është rezultati ajo që po diskutohet pas kësaj ndeshje.

Një episod i ndodhur gjatë këndimit të himnit të Anglisë, po diskutohet në mediat më prestigjoze.

Tifozët e Kosovës kishin përgatitur një koreografi me flamujt e Anglisë, pikërisht gjatë kohës kur po këndohej himni i këtyre të fundit. Kjo ka surprizuar edhe një nga gazetarët e “The Mirror”, siç është Xhon Kros.

Ky i fundit nëpërmjet është shfaqur i surprizuar nga mikpritja që iu bë, teksa në një postim në “Twitter” shkruan: “Kur nisën tingujt e ‘God Save The Queen’, çdo tifoz i Kosovës i pranishëm në stadium valëviste flamurin tonë. Respekt!”

Related posts

PEREZ HEQ DORË NGA YJET E MËDHENJ/ Real Madrid do të transferojë 21-vjeçarin e talentuar…

Delo.autor

ANKTH TEK REAL MADRID/ Zidane rrezikon mungesën e liderit të ekipit në Champions

Delo.autor

De Rossi: “Italia? Edhe mund të rikthehem, por pastaj zëvendës i Spallettit, ose Di Francesco”

Q.Autor

Leave a Comment