Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KOSOVARËT KANË HAPUR SHTËPITË PËR NJERËZIT E PREKUR”/ Etrit Berisha flet për situatën: Familjarët e mi dolën natën në rrugë…

Situata e vështirë në Shqipëri ka ngjallur ankth tek të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen.berisha spal1

Për këtë gjendje kaq të vështirë ka folur edhe portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, i cili në një intervistë të dhënë për mediat italiane është shprehur se shumë kosovarë kanë hapur dyert për shqiptarët e prekur nga tërmeti. “Tërmeti që ka goditur Shqipërinë është një tragjedi e madhe, sepse lëkundjet vetëm vazhdojnë, nuk ndalojnë. Populli është i frikësuar nga kjo situatë, dhe e keqja është se ato vazhdojnë.

Ndihma po vjen nga të gjitha anët, dhe në veçanti populli kosovar po ndihmon shumë. Ata kanë filluar të marrin në shtëpitë e tyre shumë shqiptarë që janë prekur nga tërmeti. Në këtë situatë kaq të vështirë, ky gjest është shumë i bukur. Gjithashtu edhe Lacio ka qenë gjithmonë afër këtyre situatave. Ata kanë filluar të mbledhin fonde dhe me këtë gjest kanë treguar se janë një klub i madh dhe një ekip që gjithmonë është i gatshëm të ndihmojë.

Kam folur me miq në Durrës dhe më kanë thënë se kishte lëkundje për 30 sekonda, të cilat dukeshin se nuk do të mbaronin kurrë. Edhe familjarët e mi që ndodhen në Prishtinë i kanë ndjerë lëkundjet dhe dolën në rrugë natën duke qëndruar në makina, për të qenë më të sigurt.”, u shpreh Etrit Berisha.

Related posts

18-VJEÇARI NDEZ “EL CLASICO” NË MERKATO/ Real Madridi në garë për shërbimet e talentit të “Katalanasve”…

Delo.autor

Granit Xhaka i shënon gol të bukur Milanit

Q.Autor

FORMULA 1 E GJUNJËZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Ideja surprizë: Në këtë pistë zhvillojmë 2-3 gara për të shpëtuar sezonin

Delo.autor

Leave a Comment