Futboll Sport

“OFROJ USHQIM DHE STREHIM PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI”/ Sulmuesi i Kukësit bën veprimin e madh (FOTO)

Sporti tregon edhe njëherë se shkon përtej fushave. Një gjë të tillë e tregon edhe reagimi i sulmuesit të Kukësit, Mirlind Daku.

Lojtari nga Kosova ka njoftuar të gjithë familjet e prekura nga tërmeti se i ofron strehim dhe ushqim në shtëpinë e tij në Kamenicë, Kosovë.

“Ne jemi të gatshëm si familje ta lirojmë shtëpinë në Kosovë (Kamenicë) për 1 ose 2 familje të goditur nga tërmeti në Shqipëri. Të gjitha nevojat për ushqim dhe banim janë të hequra nga familja jonë. Numri kontaktues: +355692823781″ shkruan Daku në rrjetin social “Facebook”.

21-vjeçari i përfaqësueses U-21 të Kosovës luan si i huazuar nga Osijek te Kukësi.

Related posts

BARCELONA-DYNAMO KYIV/ Rikthehet Ter Stegen. Starton treshja Messi, Griezmann dhe Ansu Fati (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Siguroi zonën play-off, por ekipi i Migjen Bashës ka të tjera telashe

Sadik.Autor

SUPER DERBI/ Formacionet e mundshme: Milan – Inter

Q.Autor

Leave a Comment