Futboll Seria A Sport

LAMTUMIRA MË AFËR SE KURRË/ Gati të largohet në fund të sezonit mesfushori i Milanit…

Rrugët e Milanit me Xhakomo Bonaventurën mund të ndahen me dëshirë në fundin e sezonit. Dëmtimi i rëndë në gju që pësoi italiani, sezonin e shkuar nuk po e lë lojtarin të japë më të mirën, në fushën e lojës dhe kështu largimi është shumë i mundshëm.

Lojtarit i skadon kontrata në qershor të 2020-ës dhe Milani ende nuk e ka thirrur menaxherin e tij, Mino Raiolën për një takim ku do të flitet për rinovimin.

Këtë sezon mesfushori është rikthyer në fushën e lojës, por jo në nivelet që jemi mësuar ta shohim, kur Gatuzo ishte në krye të pankinës së Milanit.

E vetmja mundësi që e mban Bonaventurën te kuqezinjtë është që në tre muaj, ai të tregojë vlerat e tij, nën urdhërat e Piolit, i cili e pëlqen lojtarin dhe aftesitë e tij.

Related posts

NUK NDALEN ME GODITJET NË MERKATO/ Tirana firmos me mesfushorin vlonjatëve…

Delo.autor

2 rroga mujore gjobë, masat te Vllaznia nisin nga futbollistët

Sadik.Autor

Milan dyfishon rezultatin ndaj Veronas, ja autori i golit (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment