Futboll Seria A Sport

“LARGIMI I MAURO ICARDIT I KA BËRË MIRË KLUBIT”/ Flet ish-sulmuesi Milito: Ëndrra ime është ta shoh “Pleshtin” në…

Interi po zhvillon një sezon të shkëlqyer këtë vit, teksa pas 12 javëve të para, kanë grumbulluar 31 pikë, vetëm 1 pikë më pak se Juventusi kryesues. Zikaltërit shihen si rivalët kryesorë të “Zonjës së Vjetër” këtë sezon, për sa i përket titullit kampion.

I këtij mendimi është edhe një nga ish-sulmuesit e Interit, siç është Diego Milito, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se zikaltërit i kanë të gjitha mundësitë për titullin kampion. “Unë nuk jam i befasuar nga forma e mirë që po tregon Lautaro Martinez këtë sezon. Ai ka akoma vend për tu përmirësuar, ashtu siç ka thënë edhe Konte, gjithçka varet nga ai vetë. Barcelona e dëshiron atë? Është normale, por unë di që ai është i lumtur te Interi.

Titulli kampion? Lukaku më ka lënë mbresa të mira, gjithashtu më kanë surprizuar Barela dhe Sensi. Janë disa lojtarë të shkëlqyer te ky ekip, dhe kjo është arsyeja se titulli mund të rikthehet në Milano. Do të jetë një betejë e vështirë me Juventusin deri në fund, me bardhezinjtë që kanë më shumë përvojë në këto nivele, por entuziazmi që zikaltërit kanë, i bën ata të jenë në rrugën e duhur.

Nuk më shqetëson aspak e kaluara e Kontes. Ai po bën shumë mirë, dhe nuk duhet të mendojmë për të kaluarën e tij me Juven. Largimi i Ikardi duket se ka qenë një zgjedhje e duhur nga drejtuesit, e cila i ka bërë mirë futbollistit, por edhe klubit.

Ëndrra ime është ta shoh Mesin në Serinë A. Për mua ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit. Unë do t’i sugjeroja Interit të transferojë Mati Zarako, i cili luan me 23-vjeçarët e Argjentinës, ai është një lojtar i shkëlqyer dhe do të ketë një të ardhme të ndritur.”, u shpreh Milito.

Related posts

GATI TË FILLOJË NJË JETË TË RE/ Ylli turk i NBA bëhet shtetas amerikan dhe merr mbiemrin e veçantë

Delo.autor

“KISHA DYSHIM NËSE ISHTE RRUGA E DUHUR”/ Rrëfimi i gjyqtarit Jorgji, ja momenti më i vështirë në karrierë…

Delo.autor

30 GOLA NË 50 NDESHJE KËTË SEZON/ Ja rekordi historik që vendos Benzema në Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment