Futboll Premier League Sport

VEPRIMI SHEMBULLOR/ SERBI i Man United bën gjestin e rrallë, financon kurimin e tifozit me… 

Nemanja Matic është një futbollist, i cili preferon të flasë më shumë në fushë, gjithmonë i vetëdijshëm për punën që duhet të bëjë në shërbim të ekipit të tij. Por, mesfushori serb ka befasuar këdo me gjestin e tij të fundit. Siç është raportuar nga shtypi lokal, futbollisti i Manchester United ka dhuruar 70.000 euro për Dushan Todoroviç, një djalosh 4-vjeçar serb, për të kuruar sëmundjen e kancerit.

Dusan Todorovic vuan nga “neuroblastoma”, një lloj i rrallë i kancerit, që u bë i njohur pas luftës epike të tifozit të vogël të Sunderland, Bradley Lowery, i cili “reklamoi” një miqësi të veçantë me sulmuesin Jermain Defoe.

Në këtë situatë, Nemanja Matic ka vendosur të kontribuojë për kurimin e vogëlushit serb, Dusan Todoroviç, i cili do të udhëtojë drejt Barcelonës për të marrë trajtimin e nevojshëm, në përpjekje për ta mposhtur sëmundjen.

Përveç kontributit ekonomik të Nemanja Matic, familja e Dushan Todoroviç ka marrë edhe mbështetje nga Partizanit i Beogradit, klub i cili ka mbledhur pothuajse 200.000 euro, në mënyrë që fëmija të mund të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

 

Related posts

KËMBËNGUL CANDREVA/ Mund të lihet jashtë listës së Champions-it, por refuzon të largohet nga Interi

Isa.Autor

INTERI NË FINALE/ Gasperini tregon tre gafat e arbitrit: De Vrij jashtë loje, Dumfries shtyn Scalvinin me dy duart dhe këndore e paqenë

F.autor

Probleme tek Atletico/ Diego Costa kërkon të trajtohet si një… kampion bote

Isa.Autor

Leave a Comment