Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Kukësi-Flamurtari. Rezultati 1-0

Kukësi dhe Flamurtari luajnë mes tyre takimin e vlefshëm për javën e 11-të në Kategorinë Superiore.

Verilindorët kanë zgjedhur ta luajnë sërish këtë takim në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, ndërkohë që vijnë në këtë ndeshje pas barazimit që morën ndaj Partizanit një javë më parë, ndërkohë që mbajnë vendin e gjashtë me 15 pikë.

Ndaj vlonjatëve të vendit të fundit, kërkohet vetëm fitorja, edhe pse ekipi i Duros vjen me mungesa në këtë takim. Ndërkohë, nga ana tjetër, ekipi që drejtohet nga Birçe, nuk ka çfarë të humbasë dhe do të kërkojë befasinë.

 

LIVE | Kukësi-Flamurtari 1-0

GOL: Daku 57′ / 

 

KOMENTI LIVE

57’ GOOOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Daku shënon pas një harkimi nga e djathta, dhe e shtyn saktë drejt fundit të rrjetës.

56’ Ethemi fiton një faull në krahun e majtë të sulmit, pas një ndërhyrje të Gocajt.

53’ Ethemi provon me një goditje nga jashtë zone, pret Moçka.

52’ Sukaj ka një rast tjetër pas pasimit të Vatnikajt, por nuk godet si duhet në një pozicion të vështirë.

47’ Silurë e Sukajt me të majtën nga jashtë zone, Xhika e ndal me një dorë.

46’ Nis pjesa e dytë në Lushnjë. Lëviz Duro, që fut Mustën në vendin e Kitanovskit.

Mbyllet pjesa e parë. Kukësi-Flamurtari 0-0

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

45’ Kryesori nxjerr edhe një karton të verdhë, ndëshkohet Daku te Kukësi për protesta.

44’ Kërcënojnë sërish vlonjatët. Sukaj lësh një goditje të fortë, por grushton Xhika. Më pase ndjek Hoxhaj, që provon edhe ai, por ndalet në gjoksin e Bruno Lulajt.

40’ Rroca avancon shpejt drejt portës së Moçkës, por pëson faull nga Pjeshka. Ky i fundit ndëshkohet me karton të verdhë.

38’ Musolli humb një top në mesfushë, dhe më pas shkakton faull ndaj Ribajt. Ndëshkohet me të verdhë kapiteni i Kukësit. Ka dhe momente tensioni mes lojtarëve.

37’ Vijon aksioni i kuksianëve, një top i gjatë vjen nga e majta, dhe në krahun tjetër futet Ethemi, që e kthen në mesin e zonës, por aty nuk gjendet askush për ta shfrytëzuar.

36’ Ethemi shmanget bukur në të majtë, dhe jep për Kitanovskin në qendër të zonës, por goditja e tij lë shumë për të dëshiruar.

34’ Rast i artë për vlonjatët. Hoxhaj kroson nga e majta, dhe tre lojtarë gjenden në zonë. Zhytet Vatnikaj, por nuk e shtyn dot drejt portës.

31’ Harkim i gjatë në zonë për Kotobellin, por Gocaj me kokë e shmang në momentin e fundit.

31’ Daku dhe Pjeshka kanë një duel mes tyre brenda zone, dhe mbrojtësi i vlonjatëve e largon topin në momentin e fundit.

30’ Ritëm i ulët në Lushnjë, teksa ka shumë faulle dhe ndalesa loje.

29’ Karton i verdhë për Kitanovskin, për një bërryl ndaj Muçollarit.

23’ Hoxhaj ndëshkohet me të verdhë, për një faull taktik ndaj Gavazajt në mesfushë.

16’ Sërish në sulm miqtë. Hoxhaj kroson nga e majta, Sukaj zgjatet, por nuk e kap dot. Shkodrani merr një goditje, pas përplasjes me shtyllën e portës së Xhikës.

15’ Ribaj harkon nga e djathta, në duar e ka Xhika.

12’ Abazaj nuk ia del dhe zëvendësohet. Duro hedh në fushë në vendin e tij Blerim Kotobellin.

11’ Lulaj në vështirësi, kthen topin te Xhika, por aty shkon rrezikshëm Sukaj. Portieri çon topin në anësore.

8’ Ribaj nis Sukajn në një vertikalizim, por shkodrani nuk e kontrollon dot dhe topi për verilindorët.

6’ Merr ndihmën e mjekëve Abazaj, që mbeti i dëmtuar pas harkimit pak sekonda më parë.

bandicam 2019-11-03 14-09-36-079

5’ Del shpejt Kukësi para me Abazajn në të majtë. Kroson në zonë, dhe Gavazaj rrëzohet, por nuk ka asgjë për kryesorin.

4’ Rast i rrezikshëm për vlonjatët. Ribaj hedh një krosim nga e djathta, dhe Xhika e lë në zonë. Më pas Vatnikaj e merr në kontroll, por vonohet dhe ia rrëmbejnë topin.

3’ Maliqi kroson nga e djathta, dhe topi mbetet në zonën e vlonjatëve, por ka një prekje të topit me dorë nga Rroca.

1’ Rroca menjëherë në sulm kërkon të pasojë në zonë, por mbyll Pjeshka.

1′ Nis takimi në Lushnjë.

 

FORMACIONET

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Lulaj, Kitanovski, Musolli, Rroca, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro.

bandicam 2019-11-03 13-38-04-349

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Zeqaj, Mucollari, Rrapaj, K.Nebihu, Ribaj, Vatnikaj, Hoxhaj, Sukaj. Trajner: Luan Birçe.

bandicam 2019-11-03 13-38-50-893

Gjyqtarë: Roxhers Muska, Denis Rexha, Ergin Doda, Kreshnik Bajramaj

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Danimarkë-Belgjikë. Rezultati 1-2

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ U ble me bujë në merkaton e verës, Juventus do yllin e Premier League…

Delo.autor

FITOI ÇMIMIN E MADH TË MEKSIKËS NË FORMULA 1/ Lewis Hamilton ankohet: Rivalët donin të më nxirrnin me çdo kusht… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment