Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Teuta. Nis pjesa e dytë

Është duke u luajtur në këto momente,  ndeshja mes Luftëtarit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 12-të të Katëgorisë Superiore.

Të dyja skuadrat do të futen në fushën e lojës për tre pikët. Gjirkoastritët duan të shkëputen nga vendet e fundit dhe të hapin një kapitull të ri siç tha dhe trajneri Marantas.

Ndërkaq Teuta do fitoren për t’u ngjitur sërish në vendet e para të klasifikimit dhe të vazhdojnë të pretendojnë titullin.

Shkëmbi ka zgjedhur të hedh në sulm Khalidin, ndërkaq dy ishët Hoxha dhe Aleksi janë fushë. Ndërkaq Marantas ka zgjedhur të nisë ndeshjen me Likën në sulm.

LIVE| LUFTËTARI-TEUTA 0-0

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

46′ Starton pjesa e dytë.

MBYLLET PJESA E PARË!

45+3′ Teuta kërkon penallti për prekje të topit me dorë, por Sino lejon të luhet.

45+1′ Kukaj ndëshkohet me të verdhë, i dyti për Luftëtarin.

4 minuta shtesë jep gjyqtari i katërt.

45′ Teuta tenton me goditje të shumta jashtë zone, Gashi tenton sërish por topi sërish jashtë.

44′ Mundësi shumë e mirë kundësulmi për Luftëtarin, por gjirokastritët gabojnë gjithçka.

43′ Nikaç provon me kokë, Paiteris kontrollon dhe lë topin të dalë jashtë.

40′ Khalid ndëshkohet me karton të verdhë. I treti nga durrsakët që ndëshkohet me të verdhë.

35′ Çyrbja ndien dhimbje muskulore dhe largohet nga loja, vendin e tij e zë Nikaç.

31′ Krosimi nga e djathta, Khalid tenton me kokë,topi shkon jashtë. Momente të mira për Teutën.

31′  Todorovski godet nga jashtë zone, Paiteris i vëmendshëm, largon topin në goditjen e pestë të këndit për Teutën.

30′ Lojë e ashpër dhe kryesisht e përqëndruar në mesfushë mes skuadrave.

23′ Jurgen Dushkaj ka marrë një goditje në kokë pas një dyluftimi në ajër me Hoxhën, lojtari mbetet i shtrirë dhe kërkon zëvendësimin. Dushkaj duket i nervozuar pas këtij dëmtimi. Ndërkohë edhe Hoxha ka marrë karton të verdhë.

20′ Karton i verdhë për Gashin, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Açkës.

16′ Probleme për Khalid, sulmuesi i Teutës pas ndihmës së mjekëve ngrihet në këmbë dhe vazhdon ndeshjen.

12′ Açka godet për Luftëtarin, por sfera përfundon jashtë kuadratit.

11′ Sherif Kallaku tento jashtë zone, Paiteris pret pa probleme.

10′ Goditje brenda zonës nga Gashi topi devijohet dhe del jashtë kuadratit.

7′ Prikas kroson, Khalid largon me kokë rrezikun për skuadrën e tij. Ndërkohë në Gjirokastër nisin dhe rreshjet e shiut.

6′ Probleme për Ernest Isufin, i cili është pas ndihmës mjekësore rikthehet në lojë.

4′ Minuta të qeta këto të parat në Gjirokastër, Teuta disi më këmbëngulëse.

1′ Starton sfida!

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Paiteris, Qato, Lala, Isufaj, Kukaj, Prikas, Dragoshi, Açka, Hyseni, Dushkaj, Lika. Trajner: Giorgios Marantas

Luftetari

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbja, Gashi, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi

Teuta2

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Orgest Grabova, Mario Shazivari, Hermal Llapra

Related posts

Diego Simeone flet për stolin e Arsenal: Nuk kam pasur kontakte me klubi anglez

Sadik.Autor

LA LIGA/ Kërkohet nga PSG, Oblak tremb Atleticon: Nuk e di nëse do qëndroj

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Merkato e “çmendur”: Ylli i Tottenham iu ofrua INTERIT, por klubi zikaltër…

Isa.Autor

Leave a Comment