Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Lazio. Rezultati 1-2

Milani do të presë në “San Siro” Lacion, ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serinë A.

Kuqezinjtë fituan ndaj Spalit në mes javë, dhe duan të vazhdojnë këtë ecuri edhe në ndeshjen e sotme, për të harruar sado pak atë periudhë të keqe që kanë kaluar deri tani.

Ndeshje kundër ish-skuadrës së tij, për Stefano Piolin, i cili e ka drejtuar Lacion nga viti 2014 deri në vitin 2016. Ndërkohë ndryshe nga Milani, Lacio vjen në këtë ndeshje në një formë më të mirë, teksa në 5 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime.

Të kaltrit nuk njohin fitore në “San Siro” në ndeshjet e Serisë A, që nga viti i largët 1989, dhe do të kërkojnë që sot ta thyejnë këtë rekord. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë me disa mungesa të rëndësishme, siç është ajo e Susos dhe Muzakios, ndërsa miqtë e kanë ekipin e plotë.

 

LIVE/ Milan – Lazio 1-2

 

 

MINUTA 84/ Lazio kalon në avantazh me golin e shënuar nga Joaquin Correa.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 28/ Milan barazon shifrat me golin e shënuar nga Krzysztof Piatek.

MINUTA 25/ Lazio kalon në avantazh me golin e shënuar nga Ciro Immobile.

MINUTA 1/ Nis sfida

 

Formacionet zyrtare:

Milan (4-3-3): Donaruma, Hernandez, Romanjoli, Duarte, Kalabria, Kruniç, Benaser, Paketa, Çalhanoglu, Piontek, Kastijeho. Trajner: Stefano Pioli.

Lazio (3-5-2): Strakosha, Felipe Luiz, Açerbi, Bastos, Lazari, Milinkoviç-Saviç, Leiva, Luis Alberto, Luliç, Korrea, Imobile. Trajner: Simone Inzagi.

formacioni

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Skënderbeu barazon me Teutën, Shehi dhe Shkëmbi përballë si kundërshtarë

Isa.Autor

KUKËSI-TEUTA/ “Je burrë a s’je burrë?”, Aleksi ndëshkohet me të kuq dhe shpërthen në sharrje (VIDEO)

Delo.autor

Monaco nuk heq dorë nga Kean, por Juventusi kërkon shumë

Isa.Autor

Leave a Comment