Futboll Kategoria Superiore Sport

PËRBALLJE ME SHUME RASTE DHE POLEMIKA/ “Korçarët dhe Bylis ndajnë pikët mes drithërimave

Skënderbeu luan mirë dhe dominon, por në fund detyrohet të dalë me vetëm një pikë nga ndeshja në shtëpi përballë Bylisit, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, kjo edhe për shkak të rasteve të shumta të shpërdoruara.

Korçarët patën kontrollin e lojës dhe krijuan disa mundësi, por herë për meritë të portierit mallakastriot Hidi e herë për gabim të sulmuesve bardhekuq, goli i parë do të vinte vetëm në minutën e 69’.

Vetëm dy minuta pasi kishte humbur një mundësi të artë ballë përballë me Hidin, Dejvi Bregu depërtoi në zonë dhe u pengua dukshëm nga Peposhi, ndërsa arbitri akordoi 11-metërsh me bindje, ndonëse nuk i tregoi kartonin e verdhë mbrojtësit ballshiot.

Protesta të lojtarëve të Bylisit, por nga pika e penalltisë shkoi kapiteni Bruno Dita, i cili mposhti me lehtësi portierin Hidi dhe kaloi korçarët në avantazh, ndërsa më pas nuk ngurroi të puthë edhe fanellën, si për t’u dhënë fund zërave për probleme mes tij dhe klubit.

Më pas korçarët krijuan disa mundësi të tjera për të mbyllur ndeshjen, por gabuan dhe në minutën e 86’ erdhi goli i barazimit, me Gaston që përfitoi nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes vendase dhe mposhti portierin Koliçi.

Deri në fund futbollistët e Skënderbeut u hodhën në sulm për golin e fitores, të cilit i shkuan më pranë në sekondat e fundit, pro Gripshi i vetëm me portierin Hidi, bëri më të vështirën, duke gjuajtur topin jashtë kuadratit.

Me këtë rezultat, Skënderbeu shkon në kuotën e 28 pikëve, aq sa ka edhe Vllaznia, ndërsa Bylis mbetet në kuotën e 31 pikëve, por do të duhet të presë akoma për të marrë fitoren e parë në kampionat për vitin 2020.

Related posts

Nga 77 në 4181 euro nata, hotelet e Kievit “çmenden” për finalen e Champions-it

Sadik.Autor

Michael Latifi bëhet aksioner i gjigantit të automobilizmit

Sadik.Autor

Skedina e ditës/ Këto ndeshje ju bëjnë me para sot

Q.Autor

Leave a Comment