Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet super ndeshja Liverpool-Manchester City. Rezultati 3-1

Në ‘Anfield Road’ do të zhvillohet një ndër duelet më të bukura tani për tani në Evropë, për shkak të lojës së bukur që ofrojnë Liverpooli i Jurgen Klopp dhe Manchester City i Pep Guardiolës.

Për të dy skuadrat, kjo ndeshje do të vlejë ‘6 pikë’, e jo si zakonisht 3, për shkak se luajnë përballë njëra tjetrës dy rivalët kryesor për titull.

City vjen në këtë ndeshje me shumë lëndime në mbrojtje, në anën e majtë luan lojtari i akademisë, Angelino, kurse mesfushori, Fernandinho, vazhdon ta ketë rolin e qendërmbrojtësit.

Në anën tjetër, Klopp i ka të gjithë të gatshëm, përveç mbrojtësit Matip, vendin e të cilit e ka zënë Lovren.

Kurse Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë i dëmtuar.

 

LIVE/ Liverpool – Manchester City 3-0

 

MINUTA 78/ Manchester City ngushton diferencën me golin e shënuar nga Bernardo Silva.

MINUTA 51/ Liverpool thellon shifrat me golin e shënuar nga Sadio Mane.

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 13/ Liverpool dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Mohamed Salah.

MINUTA 6/ Liverpool kalon në avantah me golin e shënuar nga Fabinho.

MINUTA 1/ Nis sfida

 

FORMACIONET ZYRTARE

Liverpool:

Manchester City:

Related posts

“ISHTE THJESHT NJË SHPREHJE, PA…”/ ​UEFA hap hetime ndaj Simeones, por jo ndaj Ronaldos

F.autor

SPECIALE/ Ronaldo apo Messi: Botërori “Rusi 2018” kompeticioni ku ndahen fatet e një epoke

Sadik.Autor

Italianët humbasin ekipin e tyre të preferuar: Në 16 vjet 153 klube të falimentuar

Isa.Autor

Leave a Comment