Futboll Sport

LUHEN 4 PËRBALLJE NË CHAMPIONS/ Ja cilat skuadra mund të sigurojnë direkt kalimin e fazës së grupeve

Do të luhen sot dhe nesër ndeshjet e katërta, të vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Janë disa skuadra që mund të sigurojnë kalimin nga faza e grupeve që në ndeshjet sot dhe nesër.

Në grupin A: PSG-ja do të siguronte kualifikimin edhe nëse merrte një pikë sot ndaj Klub Bryzhit.

Në grupin B: Bajerni do të kalonte në raundin tjetër edhe me një barazim ndaj Olimpiakosit, në rast se Totenhemi mposht Crvena Zvezdën.

Në grupin C: Siti me një fitore ndaj Atalantës do të siguronte kalimin në 1/16-at, duke lënë Shaktarin e Donjetskut dhe Dinamo Zagrebin të luftojnë për vendin e dytë.

Në grupin D: Juventusi dhe Atletiko Madridi do të siguronin kualifikimin në rast se do të triumfonin, respektivisht ndaj Lokomotivës së Moskës dhe Leverkusenit.

Në grupin E: Nëse Napoli fiton ndaj Salzburgut dhe Genk nuk ia del të mposhtë Liverpulin, atëherë italianët do të kalonin në fazën tjetër.

Në grupin F: Në këtë grup ndodhen Barcelona, Dortmundi, Interi dhe Slavia, asnjë skuadër nuk mund të marrë biletën e kualifikimit nga kjo javë.

Në grupin G: Edhe në këtë grup nuk mund të vendosen asgjë, pasi Lajpcigu, Zeniti, Lioni dhe Benfika, duke se do të luftojnë deri në ndeshjen e fundit për të përcaktuar dy skuadrat që do të kalojnë në fazën tjetër.

Në grupin H: Lil e ka humbur terrenin, por Çelsi, Valencia dhe Ajaksi janë afër me njëra-tjetrën ne renditje, kështu që asnjë ekip nuk mund të sigurojë kualifikimin që ndeshjet e kësaj xhiro.

Related posts

ANALIZON MERKATON E MANCHESTER CITY-T/ Guardiola i dëshpëruar: Nuk e përballojmë dot…

Delo.autor

NGA FATI TE TORRES/ Askush nuk pranon të largohet nga Barça, vetëm Kessie del vullnetar

F.autor

Kupa e Anglisë, Chelsea-Hull sfidohen për një vend në çerekfinale

Q.Autor

Leave a Comment