Gossip Sport

NGA ERA ISTREFI TE FLORI DHE AURELA GAÇE/ Zbulohen këngëtarët që do të përformojnë në inaugurimin e stadiumit (FOTO)

Shqipëria dhe Franca do të përballen ditën e nesërme në orën 20:45, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit. Një përballje historike për kombin shqiptar, pasi kujtojmë që ditën e nesërme do të inaugurohet edhe stadiumi i ri “Air Albania.

arena

Në vigjilje të sfidës do të mbahet edhe një ceremoni madhështore ku do të përformojnë një mori artistësh shqiptarë. “Anabel” ka zbuluar se spektakli që i paraprin ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era Istrefit. Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Era

Pas Era Istrefit, do të jetë radha e Florit me këngën “Kuq e Zi je ti”, pa Elvana Gjatën.

Flori

Në këtë mbrëmje historike nuk mund të mungonte as Aurel Gaçe e cila do të këndojë “Xhamadanin vija vija”, si dhe Juliana Pasha që do të këndojë “Himnin e flamurit”. Për sa i përket humnit francez “La Marseillaise”, ai do ti besohet Besa Kokëdhimës, që ka studiuar dhe jetuar në Francë.



Related posts

FITORJA E KATËRT RADHAZI// Barcelona mposht Elche pa “Pleshtin” dhe ngjitet në vendin e katërt

Delo.autor

NGA HYSAJ, KUMBULLA E GJIMSHITI/ Zbulohen pagat e lojtarëve shqiptarë në Serinë A

Delo.autor

NUK KA TË SHARË PËR FORMAT FIZIKE/ Erjona Sulejmani përgatit Krishtlindjen me FOTO “TË NXEHTA”

Delo.autor

Leave a Comment