Futboll Sport

NIS MBLEDHJEN E NDIHMAVE PËR SHQIPËRINË/ Ish-sulmuesi i Romës bën gjestin fantastik

Tërmeti që goditi mëngjesin e 26 nëntorit, solli pasoja shumë të rënda dhe ka solidarizuar shumë vende për të ndihmuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë.

Shtete si Mali i Zi, Greqia, Italia, Franca, apo Turqia i janë bashkuar nismave, për të ndihmuar Shqipërinë.

Edhe bota e futbollit është bashkuar dhe është vënë në ndihmë të vendit tonë. Së fundmi, Paolo Baldieri, ish-sulmuesi i Romës dhe Leçes ka vendosur të grumbullojë ndihma, të cila do t’i nisë drejt Shqipërisë, siç raporton “calcioleçe.it”.

Madje ish-sulmuesi italian, bën me dije se ai që ndihmon do të qeraset me një kafe në lokalin e tij. Veprime të thjeshta, që tregojnë solidaritetin për vendin tonë në momënte kaq të vështira.

Related posts

HISTORIA E PABESUESHME: Nga burgu në kampionatin spanjoll

Isa.Autor

LIVE/ Partizani-Tirana, Mema bën lëvizjen e parë. Zëvendëson Hasanin me…

Delo.autor

NDALEN MADRILENËT/ Kroos dhe Ramos nuk mjaftojnë

F.autor

Leave a Comment