Futboll Sport

U SHPALL TRAJNERI MË I MIRË I VITIT 2020/ Klop i shokuar: Nuk e prisja të isha unë…

Jyrgen Klop ka mbetur i befasuar që është shpallur edhe këtë vit trajneri më i mirë i vitit 2020 nga FIFA (fitoi Premier Ligën), ndërsa kolegu i tij i Bajernit, Hansi Flik, fitoi çdo trofe të mundshëm në stolin e rekordmenëve gjermanë.

“Faleminderit, sinqerisht. Kam shumë njerëz për të falënderuar, mbi të gjithë trajnerët e mi. Nëse do ta dija që do ta kisha fituar unë, ata do të kishin qenë këtu me mua. Ajo që kemi bërë këto vitet e fundit është me të vërtetë speciale, është një kënaqësi e madhe”, tha Klop gjatë videokonferencës.

I pyetur nëse triumfi në Premier Ligë ishte më special se ai në Champions, gjermani tha: “Ajo që unë di është se të dy patën shije shumë të mirë. Për të gjithë tifozët e Liverpulit, ne mundëm t’u japim disa kënaqësi gjatë kësaj periudhe të vështirë. Por nuk do ta lija pas as trofeun e Ligës së Kampioneve. Të dy ishin fantastikë”

Related posts

Messi: Dua të fitoj gjithçka, s’kam asnjë problem me rotacionet

Q.Autor

KRIJIMI I SUPER LEAGUE/ Ylli Rashford “sulmon” Manchester United me thënien e legjendës (FOTO)

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Ndryshojnë planet për të ardhmen e Antonio Contes

Sadik.Autor

Leave a Comment