Futboll Seria A Sport

NJË TJETË FITORE SPEKTAKOLARE/ Dyshja Lautaro-Lukaku mposht Torinon

Interi ka mposhtur Torinon 3-0 duke treguar edhe njëherë se është konkurrenti kryesor i Juventusit. Zikaltrit megjithëse në një terren tepër të vështirë të rënduar nga shiu i dendur, kanë zhvilluar një takim të mirë, duke shfrytëzuar mundësitë e krijuara.

Ishte Lautaro Martinez ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 12’ të takimit. Njëzet minuta më vonë ishte De Vrij ai që ka dyfishuar pas krosit të bukur të Biraghit. Handanovic ka bërë një pritje spektakoalre e cila i ka mohuar Torinos të futet në lojë para pushimit.

Në pjesën e dytë, Interi ka shënuar golin e sigurisë me Romelu Lukakun pas një kundërsulmi të bukur. Miqtë kanë kontrolluar ndeshjen deri në fund duke mos lejuar Torinon të shënojë qoftë edhe një gol të vetëm.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 34 pikëve, një më pak se Juventusi që ndodhet në krye.

Related posts

E BUJSHME/ UEFA i beson Shqipërisë organizimin e ndeshjeve të Champions-it, ja takimet interesante…

Delo.autor

Objektivi i merkatos/ Inter bën një ofertë interesante për yllin brazilian të Bordeaux

Isa.Autor

BUZQESH PANUCCI/ BERISHA rikthehet titullar, në formacion edhe GJIMSHITI (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment