Futboll La Liga Sport

MPOSHT SOCIEDAD/ “Los Blancos” fitojnë me përmbysje, natë historike për Modric

Real Madrid ka fituar 3-1 në shtëpi kundër Sociedad dhe ka kapur Barcelona-n në kreun e renditjes, me të dy skuadrat që janë në kuotën e 28 pikëve.

Ndeshja ka nisur mirë për vendasit që janë ndëshkuar pas vetëm 2 minutash lojë nga Ëillian Jose, i cili ka përfituar nga një gafë e Ramos.

Reagimi i madrilenëve ka ardhur në minutën e 37-të me Benzema. Vetëm Messi (29) dhe  Leëandoëski (28) kanë shënuar më shumë se francezi në pesë kampionatet kryesore të Europës në 2019-ën (25 gola për Benzema, po aq sa Mbappe).

Dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka ardhur përmbysja e vendasve. Goli është shënuar nga Valverde, i cili është ndihmuar edhe nga një devijim.

Skuadra e Zidane ka siguruar tri pikët në të 74-ën me një gol të bukur të Modric. Gjithashtu, kroati ka dhënë dy asiste në këtë takim, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë në  karrierën e tij me Real Madrid.

Related posts

“NE PO FLASIM PËR NJË KAMPION TË MADH”/ Cassano: Eriksen? Conte mesa duket po ndryshon mendim për të dhe…

Delo.autor

Daja: Transfertë e vështirë, por duam të sigurojmë titullin

Sadik.Autor

Dikur fitoi Championsin me Interin, sot nën urdhrat e Sedorf

Q.Autor

Leave a Comment