Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Mesfushori i Interit merr oferta nga Amerika dhe Kina

E ardhmja e Borha Valeros është padyshim larg Interit. Spanjolli jo vetëm që nuk e nis si titullar, por është edhe jashtë rotacionit që bën Antonio Konte.

Trajneri italian me këtë verpim i tregon derën e daljes mesfushorit që nuk është në planet e tij.

Siç raporton “FcInterNews”, ish-lojtari i Fiorentinës është gati të largohet që në janar. Verën që lamë pas ai refuzoi të rikthehej te Fiorentina dhe dy ofertat e Majorkës dhe Al Gharata. Por, tashmë duket i bindur se duhet të largohet njëherë e mirë nga Interi.

Disa klube kineze dhe amerikane kanë treguar interes për të, duke i siguruar kontratë dy-vjeçare dhe të ardhura të majme.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e spanjollit, që Konte nuk e ka shumë përzemër.

Related posts

FRIKË TEK BARCELONA/ Probleme në fushë për Agueron, transportohet menjëherë në spital. Ja gjendja e tij…

Delo.autor

Eusebio Di Francesco: Roma duhet të rikthet te fitorja sa më shpejt, skuadra ta harroj humbjen ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

ËSJTË ZYRTARE/ Pasi fitoi tripletën angleze, Kompany largohet nga Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment