Futboll Sport

NUK E FTUAN NË STADIUM/ Shpërthen komentatori grek pro-serb: Qorrat e FSHF fshinë emrin tim (FOTO)

humë personazhe të njohur ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme për të parë në stadiumin e inauguruar me kullë, ndeshjen Shqipëri-Francë.

Tribuna VIP, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politikës e jo vetëm.

Në lidhje me këtë fakt, se nuk i ra në mend FSHF e nuk mori ftesë, komentatori Kosta Grillo ka publikuar një status në Facebook.

Ai ka shkruar:

Miqtë e mi, meqenëse kam komentuar më tepër se cilido komentator kombëtaren, e prisja një ftesë. Qorrat e FSHF e fshinë emrin tim.”

Deklarata e Kosta Grillos gjatë Kampionatit Botëror se bënte tifozllëk për Serbinë, ngjalli shumë polemika. Dikur pjesë e TVSH, ai u pushua nga puna nga kryeredaktori Pano Xhixho.

Ai njihet si komentatori grek pro-serb, që e ka ilustruar edhe me gjeste.

Kujtojmë këtu se pak kohë më parë, Grillo u fotografua me tre gishtat lart, simbolin e serbëve i krijuar me qëllime politike, kundër popujve joserbë të ish-Jugosllavisë.

 

Related posts

ARRIN MARRËVESHJEN/ Egzon Belica rinovon me Partizanin, firmos deri…

Delo.autor

BABA PËR HERË TË PARË/ Zbulohet kuptimi i veçantë i emrit të vajzës së Granit Xhakës (FOTO)

Delo.autor

(FOTO) ​Suarez tejkalon Eto’o, sulmuesi i shtatë në histori të Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment