Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E TRAJNERIT PIOL/ Drejt largimit në merkaton e janarit mesfushori…

Frenk Kesi me shumë mundësi do të largohet nga Milani në merkaton e janarit, për shkak të periudhës jo të mirë që po kalon.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Pioli, madje ky i fundit nuk e grumbulloi fare për ndeshjen e fundit kundër Juventusit. Thuhet se edhe lojtari nuk e pëlqen këtë që po i ndodh, dhe ka filluar të mendojë largimin. Shumë skuadra interesohen për të, kryesisht nga Franca dhe Anglia.

Megjithatë për futbollistin interesohet edhe një klub nga Seria A, të cilët e duan në ekipin e tyre. Bëhet fjalë për Napolin, drejtuesit e të cilëve sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e mesfushorit.Kessie

Të kaltrit duhet të paguajnë të paktën 16 milionë euro për të marrë shërbimet e Kesi, në mënyrë që te kuqezinjtë të mos ketë humbje të kapitalit.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Ngoo: Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje pasi…

Delo.autor

LEGJENDA E MAN UNITED MASAKRON MESFUSHORIN/  Nëse s’di të bëjë një pasim të thjeshtë, të…

Isa.Autor

Ruggeri: Messi nuk duhet të luajë më për Barçën, por të nisë punën për Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment