Futboll Premier League Sport

“NUK KAM FRIKË NGA SHKARKIMI”/ Rrëfehet trajneri Emery: Granit Xhaka ka mundësi që të…

Unai Emeri këmbëngul se ai nuk ka frikë për stolin e Arsenalit në konferencën për shtyp përpara duelit ndaj Aintrahtit të Frankfurtit sot në Ligën e Europës. Tekniku spanjoll është vënë seriozisht në dyshim nga bordi i “Topçinjve” për të vijuar të drejtojë skuadrën pas krizës së fundit të rezultateve.

Ishtekniku i Sevijes ka arritur vetëm një fitore në 8 ndeshjet e fundit, duke bërë që presidenca e klubit të mendojë për kandidatët që mund ta zëvendësojnë në rast se do të mbërrihet në një vendim drastik. Një nga emrat favoritë për ta zëvendësuar është përmendur tekniku i Uolvesit, Nuno Espirito Santo.

S’E TREMB SHKARKIMI “E ardhmja ime nuk është sot apo nesër. Detyra ime është të përgatis ndeshjen për nesër dhe të mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme (sotme), duke menduar për të treguar paraqitjen më të mirë vetëm për skuadrën. Luajmë në shtëpi, përpara tifozëve tanë kështu që duam që t’u përcjellim atyre energjinë, planin dhe të gjitha gjërat që punojmë këtu në stërvitje. Ky është mendimi im i vetëm”, tha Emeri.

Ai konfirmoi se ishkapiteni Granit Xhaka do të rikthehet në skuadrën e sotme pas përplasjes me tifozët, i cili i kushtoi heqjen e shiritit të kapitenit. Ai pranoi se lojtarëve të tij u mungon besimi, por tifozët duhet t’i ndihmojnë duke i mbështetur. “Topçinjtë” vijnë në këtë ndeshje duke u renditur të parët në Grupin F dhe me një fitore mund ta hipotekojnë vendin e parë një javë përpara përfundimit të fazës së grupeve.18.15-SPORT-Xhaka-po-luan-pa-tru-dhe-i-pa-koncentruar-800x445

Shumë vende në stadiumin “Emirates” pritet të jenë bosh, pasi tifozët janë të zhgënjyer nga loja e skuadrës së tyre. “Xhaka është në grup dhe ka mundësinë për të luajtur. Shpresoj që të gjithë tifozët ta mbështesin. Rikthimi i Xhakës do të jetë i rëndësishëm për ne. Disa skuadra vijnë pa frikë në shtëpinë tonë. Urimi im për këtë ndeshje është që çdo tifoz të ndihmojë skuadrën dhe lojtarët. Ata janë të zemëruar dhe zhgënjyer, ashtu si edhe ne. Çdo ndeshje këtu në ‘Emirates’ është shumë e rëndësishme për këtë. Lojtarët duhet të ndihen të mbështetur”.

Related posts

Pacult kërkon finalen: Të shënojmë në ndeshjen e parë në Laç

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Angli-Bullgari, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

(FOTO) Transferimi i Alexis Sanchez  në Manchester,  “rikonceptohet” formacioni i “Djajve të Kuq”

Q.Autor

Leave a Comment