Futboll Sport

JOAO FELIX FITOI ÇMIMIN “GOLDEN BOY”/ Ylli i Atleticos lë pas De Ligt me shokë

“Golden Boy” është një çmim që vlerëson çdo vit lojtarin e ri më të mirë të sezonit. Talente të shumta në garë për vlerësimin prestigjioz, i cili për këtë vit kalendarik i është dhënë Zhoao Feliksit i cili gjatë verës së kaluar u ble nga Atletiko e Madridit për 120 milionë euro te Benfika.

Portugezi ka marrë 332 vota dhe është renditur i parë, teksa pas tij, me 162 vota largësi Sanço i Dortmundit. Podiumi është mbyllur me gjermanin Kai Haverc i cili ka marrë vlerësimin e vetëm 75 votuesve.

Juventini De Ligt vjen menjëherë pas tyre, teksa në renditjen e 17 talenteve është përfshirë edhe Haland i Salcburgut, me norvegjezin që po habit Europën mbarë me paraqitjen e tij.7aaa0686a2df44d599625853ec66e9ba500x500@2x

Pas Fati të Barcelonës dhe Fodenit të Sitit, renditet i teti Xhanluixhi Donaruma, i cili për të tretin vit radhazi përfshihet në dhjetëshen e më të mirëve për çmimin “Golden Boy”.

Related posts

ASKUSH SI AI/ Ish-trajneri i Real Madrid shkruan historinë në Meksikë, me buxhetin e tretë më të pasur

Delo.autor

Mbyllet me rrjeta te paprekura pjesa e parë e supersfides Paris-Real

Q.Autor

E BUJSHME/ Tension te Barcelona, Koeman i zhgënjyer me Bartomeun

Delo.autor

Leave a Comment