Futboll Sport

“NUK U LEJUAN TË SHIKONIN NDESHJE”/ Incidenti me tetraplegjikët në stadiumin e ri kombëtar, FSHF-ja sqaron si qëndron e vërteta

Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar incidentin me para dhe tetraplegjik në ndeshjen e ditës së djeshme në stadiumin e ri kombëtar. Në reagimin zyrtar, FSHF-ja sqaron se arsyeja se përse kjo kategori personash u detyruan që të ngjisin shkallët e stadiumit nga vullnetarët, ka qenë pikërisht defekti teknik në ashensorët të vendosur vetëm në dispozicionin e tyre.

Në reagim theksohet se në stadiumin e ri ka tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standartet ndërkombëtare pwr para dhe tetraplegjikwt.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë të gjithë opinionin publik në lidhje me problematikën e ndeshur ditën e djeshme me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, me personat para dhe tetraplegjik.

Të gjithë personat para dhe tetraplegjik si dhe shoqëruesit e tyre, të cilët vijnë në çdo ndeshje ndërkombëtare pas listës që sjell Shoqata e drejtuar nga Ndrek Ismajli, kanë marrë badge-in përkatës për të hyrë në stadium. Në Air Albania Stadium janë vendet për këtë kategori dhe shoqëruesit e tyre, tualetet përkatëse dhe çdo facilitet i kërkuar nga standartet ndërkombëtare.

Ditën e djeshme për shkak të një defekti teknik, ashensorët e tyre nuk kanë funksionuar dhe të gjithë personat janë ngjitur në stadium nga vullnetarët, kompania e sigurisë e kontraktuar nga FSHF dhe stafi jonë, duke i mundësuar ndjekjen e ndeshjes në vendet e tyre”, njofton FSHF-ja.

Related posts

TELENOVELA VAZHDON/ 40 minuta telefonatë zjarr, Wanda Nara kërcënon China Suarez për Icardin

Delo.autor

“NUK KA VEND PËR RACIZMIN NË SHOQËRINË TONË”/ Trajneri Deschamps: Nuk i toleroj gjëra të tilla

Delo.autor

PËRGJAKJA E SUPERSFIDËS/ Renato Saccone: Në janar do të bëjmë një samit të sigurisë, të evidentohen…

Delo.autor

Leave a Comment