Futboll Seria A Sport

PAS FITORES ME PËRMBYSJE KUNDËR VERONËS/ Flet mbrojtësi Lazaro pas triumfit: Do bëj gjithmonë atë që më kërkon…

Një nga lojtarët më të mirë të Interit sot në fitoren 2-1 ndaj Veronës, ishte edhe mbrojtësi i djathtë Valentino Lazaro.

Austriaku tregoi një formë shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes, teksa dhuroi edhe asistin te goli i parë i ziklatërve, për Vesinon.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, 23-vjeçari ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit, ku është shfaqur shumë i lumtur për fitoren. “Sot nuk ishte e lehtë të luaje kundër një ekipi, që ishte me 6-7 lojtarë prapa. Megjithatë unë mendoj se bëmë një ndeshje shumë të mirë. Jam shumë i lumtur për fitoren.

Nuk ishte aspak e lehtë, ishte një ndeshje shumë e vështirë, sidomos pas golit të pësuar me penallti. Do vazhdoj të punoj fort, siç kam bërë deri tani. Do bëj gjithmonë atë që më kërkon trajneri. E di se duhet të përmirësohem më shumë në fazën mbrojtëse, por më pëqen të përdor aftësitë e mia sulmuese. Jam shumë i lumtur për asistin e parë të dhënë me bluzën e Interit.”, u shpreh Lazaro.

Related posts

EURO 2020/ Shqipëria U-21 mposht Kosovën dhe shpreson për kualifikimin

Delo.autor

MERKLATO E VERËS/ U largua nga Tirana, mbrojtësi një opsion për Partizanin

Delo.autor

Monaco: Real Madridi ofroi të njëjtën shumë si PSG-ja për Mbappen

Q.Autor

Leave a Comment