Futboll Sport

PËRFUNDON ECURIA PREJ 4 FITORESH E LAÇIT/ Partizani mposht kurbinasit dhe shkëputet nga Kukësi

Partizani është rikthyer te fitoret në Superligë pas barazimit një javë më parë me Flamurtarin pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Laçin. Në takimin e fundit të javës së 13 vendosi goli i Jasir Asanit që këtë sfidë ndryshe nga radhët e fundit e nisi si titullar.

Mëngjarashi përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të t’I dhënë kampionëve në fuqi këtë fitore ndaj një kundërshtari që në katër ndeshjet e fundit kishte marrë pikët e plota. Pas 13 javësh kampionat Partizani udhëheq me 25 pikë, 4 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Kukësi.

Vlen për t’u theksuar edhe fakti që kjo sfidë e zhvilluar në Elbasan Arena nisi 15 minuta me vonesë për shkak se mungonte ambulanca, një problem që u rikuperua në një moment të dytë.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Proteston skuadra korçare, vjen kartoni i parë (Video)

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Manchester City dhe Tottenham sfidojnë Juventus-in për 50 milionëshin e Serisë A…

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Ndeshje me shumë dëmtime, Teuta dhe Kastrioti ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment