Futboll Sport

“RROFTË E SHENJTA SHQIPËRI”/ Tifozët e Dritës mesazh solidarizimi për situatën e tërmeteve

Para pak minutash kanë nisur ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës,  të cilat kanë nisur me një minutë heshtje për shkak të tërmetit të madh në Shqipëri që ka marrë jetët e dhjetëra njerëzve.

Pikërisht edhe në këtë ndeshje nuk mund të mungonin mesazhet e solidarizimit, për këtë situatë të vështirë që po kalon vendi jonë. Tifogrupi i Dritës “Intelektualët”, kanë shpalosur një mesazh për Shqipërinë ku shkruajnë: “Derisa të ketë gjithësi, rroftë e shenjta Shqipëri”.intelektualet

Pikërisht kjo situatë e vështirë në Shqipëri ku ka dhjetëra viktima, ka prekur edhe futbollin teksa edhe shumë klube dhe tifozë kanë filluar nismat e tyre për të mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Related posts

STËRVITJE DERI NË FUND TË MAJIT TE TIRANA/ Ikën Zharmuni nga bardheblutë

F.autor

MERKATO E BUJSHME/ Real Madrid i “çmendur” pas yllit të Tottenham, ja sa këkojnë anglezët për ta lënë të lirë

Delo.autor

Ramos, Ronaldo dhe Marcelo me mesazhe emocionuese për Zidane

Sadik.Autor

Leave a Comment