Futboll Sport

PO DOMINOJNË ARENËN E FUTBOLLIT/ Ronaldo me 29 gola më shumë se Messi, por CR7 u shënon “fakirëve”. Ja statistikat

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë vite që po dominojnë skenën e futbollit, duke thyer të gjitha rekordet e mundshme. Po rivalizojnë fort me njëri-tjetrin për më të mirin e botës. Jo pa polemika, portugezi dhe argjentinasi kanë fituar nga pesë Topa të Artë.

Sa u përket golave me përfaqësueset respektive, ka një ndryshim të madh në numër në favor të portugezit, por kur llogaritë bëhen me forcën e kundërshtarëve që kanë patur përballë, bilanci është në anën e Messit.

Është e vërtetë që Ronaldo ka shënuar 99 gola me Portugalinë, por vetëm 28 prej tyre (29%) kanë qenë kundër skuadrave që renditen në “top 50” (më të mirat e botës). Në rastin e Messit, 57 nga 70 golat e tij me Argjentinën janë realizuar kundër grupit të skuadrave “top 50”, kështu që efikasiteti i Argjentinasit rritet në 82%. Statistikat janë marrë nga Goal.com dhe “AS”.

 99 golat e Cristiano Ronaldos u janë shënuar:

7 – Lituanisë.

5 – Andorrës, Armenisë, Letonisë, Luksemburgut, Suedisë.

4 – Estonisë, Ishujve Faroe, Hungarísë, Holandës.

3 – Belgjikës, Danimarkës, Irlandës së Veriut, Rusisë, Spanjës, Suedisë.

2 – Azerbaixhanit, Bosnjë Hercegovinës, Kamerúnit, Qipros, Republikës Çeke, Egjiptit, Kazakistanit, Arabisë Saudite.

1 – Argentinës, Kroacisë, Ekuadorit, Finlandës, Ganës, Greqisë, Islandës, Iranit, Marokut, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Panamasë, Polonisë, Serbisë, Sllovakisë, Ukrainës dhe Uellsit.

70 golat e Lionel Messit u janë shënuar:

5 – Brazilit, Paraguait, Uruguait.

4 – Venezuelës, Ekuadorit.

3 -Kolumbisë, Kilit, Zvicrës, Bolivisë, Nigerisë, Méksikës, Panamasë, Haitit, Guatemalës.

2 – Spanjës, Kroacisë, Algjerisë, Hong Kongut, Nikaraguas.

1 – Francës, Gjermanisë, Portugalisë, Perúsë, Iránit, Shteteve të Bashkuara, Sllovenisë, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë.

Related posts

Tifozi tenton të puthë gazetaren, ajo reagon: Kurrë mos ia bëni këtë një gruaje! (VIDEO)

Isa.Autor

Arsenal-CSKA, rusët kanë fituar vetëm 1 nga 10 ndeshje ndaj anglezëve

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Antonio Conte në dilemë për të zgjedhur ekipin që bind

Delo.autor

Leave a Comment