Futboll Sport

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ Chelsea mposht “katalanasit” në Japoni (VIDEO)

Barcelona e nis me humbje International Champions Cup. Në sfidën ndaj Chelseat, që shënoi dhe debutimin e tre blerjeve të rëndësishme të verës, Griezmann, De Jong dhe Neto, katalanët u mposhtën 2-1 nga Chelsea në stadiumin e Saitamas në Japoni.

Një gabim në dalje i Sergio Busquets, të cilit ia rrëmbeu topin Jorginho, i dha mundësinë Abrahamit që përballë Ter Stegenit të zhbllokonte takimin.

Në pjesën e dytë, më pak se 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Barkley gjeti për herë të dytë rrjetën për blutë e Londrës.

Gjithsesi, në kohën shtesë “blaugranat” shkurtuan 2-1 diferencën me Rakitic, por pa mundur ta shmangnin humbjen.

Related posts

NEWCASTLE-ARSENAL/ Trajneri Emery synon tri pikët e para në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Rusi 2018/ Neymar qetëson Brazilin para Botërorit

Sadik.Autor

​Salah befason Liverpoolin, dëshiron të transferohet te gjigandi spanjoll

Delo.autor

Leave a Comment