Futboll Seria A Sport

PO KALON NJË PERIUDHË TË VËSHTIRË TEK ARSENAL/ Granit Xhaka në “RADARËT” e klubit të Serie A…

Granit Xhaka po kalon një periudhë shumë të vështirë te Arsenali, për shkak të ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen kundër Kristal Palasit.

Pikërisht në këtë sfidë, mesfushori u thirr për tu zëvendësuar nga trajneri Emeri, por gjatë kohës që po largohej nga fusha e lojës, në drejtim të tij kishte fishkëllima të shumta nga tifozët, me lojtarin që vendosi dorën te veshi, dhe iu kërkoi tifozëve ta bënin më fortë, me ironi, dhe më pas hoqi bluzën dhe u largua në drejtim të dhomave të zhveshjes.

Emeri vendosi ta lejë jashtë skuadrës në ndeshjet e fundit, teksa i kanë hequr edhe shiritin e kapitenit, të cilin tashmë e mban Obamejang. Në Angli janë të sigurt që merkaton e janarit, lojtari do të largohet nga “Topçinjtë”.

Së fundmi në skenë ka dalë edhe Milani, te cilët mund të provojnë ta afrojnë Xhakën në ekipin e tyre. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, kuqezinjtë po e vëzhgojnë me kujdes situatën e mesfushorit, dhe në të ardhmen mund të provojnë ta transferojnë.

Related posts

”VETËM UNË VENDOS KUR MBYLLET KARRIERA IME”/ Benzema zgjedh të luajë për kombëtaren, por jo atë franceze

Delo.autor

Shpresat “kthejnë” fytyrë, fitore spektakolare me përmbysje ndaj Bjellorusisë (VIDEO)

Sadik.Autor

Transferimi i RONALDOS në Itali është një lajm i mirë edhe për Georgina

Isa.Autor

Leave a Comment