Futboll Sport

POSTIMI QË TRADHTOI “TOPIN E ARTË”/ Sponsori jep lajmin, pastaj përgënjeshtron

“Parions Sport”, një sponsor i ceremonisë së “Topit të Artë” ka publikuar në “Twitter” lajmin e bujshëm, sipas të cilit, Lionel Messi do të jetë prezent në eventin që do të zhvillohet. Gjithsesi, detyruar nga zhurma që shkaktoi ai postim në rrjet, sponsori bëri një njoftim të dytë, duke tentuar të sqarojë se nuk nënkuptonte prezencën fizike të yllit argjentinas të Barcelonës.

“Kush është lidhja mes Alex Morgan, Messi & @ParionsSport?” ishte pyetja që sponsori bënte në “Twitter”, të cilit i vetëpërgjigjej: “Do të jenë prezent në ceremoninë e “Topit të Artë” që dot ë zhvillohet më datë 2 dhjetor. @ParionsSport do të jetë organizator i ceremonisë”.

Tifozët e morën të mirëqenë lajmin e sponsorit, njëherësh edhe si një shenjë se asi i Barcelonës do të ishte fituesi i trofeut individual më të lakmuar në futboll, për meshkujt, ndërsa Alex Morgan, fituesja për kategorinë e femrave, në atë gala prestigjoze.

Në fakt, në të kaluarën Messi ka marrë pjesë edhe në ceremoni ku nuk është shpallur fitues i trofeve, por së fundmi ai ka marrë pjesë vetëm në eventet ku është shpallur fitues. Kjo ishte arsyeja pse të shumtë ishin ata që e interpretuan prezencën e argjentinasit si sinjalin që do të ishte pikërisht ylli i Barcelonës fituesi i trofeut.

Votimi konkretisht është mbyllur, ndonëse fituesi nuk është bërë ende i njohur publikisht. Më pas, “Parions Sport” shkroi një tjetër postim në “Twitter” duke pretenduar: “Ne nuk e dimë nëse ai do të marrë pjesë personalisht në ceremony. E njëjta gjë edhe për Alex Morgan. Ishte vetëm një mënyrë për të informuar publikun se ne do të jemi në ceremoni”.

Related posts

Operohet Neymar? Trajneri i PSG-së ‘shpërthen’ keq: Ja sa do mungojë braziliani (FOTO)

Q.Autor

E BUJSHME/ Ylli i MILANIT ishte misioni i zbuluesve të Chelseas në derbi, kuqezinjtë në ANKTH

Isa.Autor

CR7 RIKTHEHET NË “OLD TRAFFORD”/ Numri 7 është i zënë tek Manchester United, cilin numër do të marrë Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment