Futboll Seria A Sport

MILANI sfidon INTERIN dhe CHELSEAN, një hap larg FIRMËS me brazilianin

Eshtë ndezur merkatoja e Milanit, pas ndryshimeve në presidencë dhe drejtim, sidomos me ardhjen e Leonardos. Pas negociatave me Juventusin, të cilat u përmbyllën me dërgimin e Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara te kuqezinjtë, ndërsa Leonardo Bonucci u rikthye në Torino, Milani ka “blerë” një pjesë tjetër të rëndësishme: Paulo Maldini. Ish-kapiteni legjendë u bashkua me udhëheqjen e kuqezinjve, çka të gjithë tifozët e “Djallit” e kanë shpresuar gjithmonë. Por kjo nuk mbaron këtu.

Merkatoja vazhdon dhe Leonardo ka ende disa goditje për t’i realizuar. Një nga këto, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, është ardhja e 25-vjeçarit brazilian, Bernard. Pas përfundimit të kontratës së tij me Shakhtar Donetsk, qershorin e këtij viti, Bernard është gati të veshë fanellën e Milanit. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, duke pasur parasysh se për lojtarin në fjalë janë të interesuar edhe Interi me Chelsea, me blutë e Londrës që deri nesër presin një përgjigje nga menaxheri i Bernard.

Milani, pra, ka për qëllim të parashikojë çdo lëvizje të kundërshtarëve dhe ta mbyllë sa më shpejt angazhimin e brazilianit. Një marrëveshje në parim, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, tashmë është arritur, në bazë të një page prej 3 milionë euro në sezon, plus 2 milionë euro komisione për menaxherët e lojtarit.

Related posts

SFIDA PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Befason Gatusso: Shoqëria nuk më ka kërkuar Championsin me….

Delo.autor

ZYRTARE/ Humbja fatale me goleadë nga Holanda, trajneri i Turqisë merr vendimin e papritur (FOTO)

Delo.autor

Ikën Conte, një tjetër italian në Londër

Sadik.Autor

Leave a Comment