Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RIKTHEHET SËRISH ÇËSHTJA “XHAKA”/ Mesfushori i Kombëtares refuzon grumbullimin nga Reja, ja prapaskenat

Në Kombëtaren shqiptare është rikthyer sërish çështja “Xhaka”. Situata me mesfushorin e Bazelit është përsëritur edhe në vigjilje të dy ndeshjeve të fundit kualifikuese kundër Andorrës dhe Francës, teksa mesfushori ka shprehur haptazi pakënaqësitë e tij.

Çështja “Xhaka”

Taulant Xhaka ishte një nga futbollistët senatorë që në grumbullimin e shkuar, për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë, u la jashtë nga trajneri Reja. Ky i fundit, pavarësisht konsideratës së shprehur disa herë për mesfushorin, nuk e përfshiu në listë, duke e lënë në pritje. Këtë herë, Xhaka është një prej 26 futbollistëve të thirrur për të përballuar Andorrën dhe Francën. Mirëpo, mesfushori i Bazelit nuk është paraqitur në grumbullim, megjithëse sot numërohet dita e tretë e grumbullimit pas të hënës dhe të martës.

Justifikimi

Pas ftesës së bërë për këto dy ndeshje, Taulant Xhaka ka dhënë justifikimin se ka pësuar një dëmtim me Bazelin. Gjë e cila dukshëm ka lënë një shije të hidhur te stafi i kuqezinjve. Situata mes palëve, duket të jetë “ftohur” aq shumë,. saqë stafi i Kombëtares nuk ka dhënë as shpjegim për lojtarin, për mungesën e tij dhe as ka njoftuar nëse do të ketë një tjetër që do të afrohet apo jo.

Prapaskena

Gazeta ka mësuar se gjithçka ka ndodhur në lidhje me ftesën që i ka shkuar mesfushorit. Taulant Xhaka, fillimisht është programuar për listën në pritje. Ky rast i përsëritur, mesfushorit të Bazelit duket se i ka sjellë një rritim, duke e konsideruar mungesë vlerësimi këtë trajtim nga Kombëtarja. Situata, duket se është përkeqësuar në momentin që është konfirmuar dëmtimi i Amir abrashit. Në këtë moment, mesfushori i Bazelit ka mësuar ndryshimin e situatës dhe ka kuptuar se nuk është më një zgjedhje e parë, dhe ka kthyer përgjigjen për stafin.

Related posts

ELIMINIMI I MILANIT NGA “COPPA ITALIA”/ Leonardo justifikohet: Arbitri duhet të ndërpriste ndeshjen për…

Delo.autor

“BOMBA” E DITËS/ Ish-presidenti “zbulon” SEKRETIN e REALIT: MOURINHO do të …

Isa.Autor

SPECIALE/ Ronaldo apo Messi: Botërori “Rusi 2018” kompeticioni ku ndahen fatet e një epoke

Sadik.Autor

Leave a Comment