Futboll Seria A Sport

NUK BËJNË PJESË NË PLANET E PIOL/ Ja dy lojtarët që do largohen në janar nga Milan

Milani është duke zhvilluar një nga sezonet më të keq në të gjithë historinë.

Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e “Djallit” nuk mendojnë vetëm për afrimet në ekip, por mendojnë edhe për largimet në kampin kuqezi. Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, kuqezinjtë i kanë planet e qarta, dhe është i sigurt largimi i dy lojtarëve.

Bëhet fjalë për Franck Kessie dhe Fabio Borini, të cilët nuk janë në planet e trajnerit Pioli dhe një largim i tyre në janar është i pashmangshëm. Drejtuesit e Milanit dëshirojnë që nga shitja e këtyre dy lojtarëve të përfitojnë të paktën 30 milionë euro, në mënyrë që të kenë mundësi të investojnë edhe në afrimin e lojtarëve të tjerë.

Related posts

LIVE/ Tottenham-Manchester City, Heung-Min Son zhbllokon sfidën për vendasit

Delo.autor

ZBULOHEN UNIFORMAT PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Juventus i habit të gjithë. Shikoni si duket ajo (FOTO)

Delo.autor

TREGON PËR IDHULLIN E TIJ/ Talenti i Juventusit: Ai më tha të mos ndjek shembullin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment