Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RINOVIMI I KONTRATËS ÇËSHTJE KOHE/ Reja sqaron të ardhmen e tij te Kombëtarja: Më bëhet qejfi që do të jem trajneri më…

Edi Reja është shumë afër rinovimit të kontratës me Federatën Shqiptare, dhe firma përfundimtare është vetëm çështje kohe.

Diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë tekniku italian, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, është shprehur se është i lumtur që do të jetë trajneri më i vjetër në qarkullim. “Është një sfidë e bukur dhe një projekt i fortë.

Rinovimi më jep një entuziazëm të madh. Do të kem mbështetjen e të gjithëve. Do jem trajneri më i vjetër në qarkullim, më bëhet qejfi për këtë.”, u shpreh Reja.

Parashikohet që tekniku 74-vjeçar të firmosë një kontratë 4-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur me Kombëtaren deri në vitin 2022.

Related posts

Sadiku thyen hundën pas përplasjes me Lopez, tregon kur kthehet

Q.Autor

Peter Pacult: “Kukësi e meritoi fitoren, kartoni i kuq rezultoi moment kyç”

Q.Autor

PREMIO PËR FITIMIN E “EURO 2020″/ kombëtarja e njohur hap “thesin” në rast triumfi të kompeticionit europian

Delo.autor

Leave a Comment