Futboll Kategoria Superiore Sport

DY NDESHJET E MBETURA/ Frikë për Partizanin e braktisur. Ja situata aktuale në kampion e kuq

Partizanit të sezonit pas titullit kampion i shkon përshtat shprehja: “Kokoshi që katandiset një thelë”. Aq shumë ngjarje kanë ndodhur, sa është krijuar ideja se e keqja nuk paska fund në këtë sezon totalisht të dështuar. Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur brenda një jave, e cila në kampin e kuq po përjetohet si një vit.

pARTIZANI

Këto ditë të mbetura janë kthyer në angari totale dhe të gjithë duan që ta mbyllin sa më parë këtë edicion të stërzgjatur. Por angaria shoqërohet edhe me frikën, pasi duke dalë jashtë çdo objektivi minimal me efekt pozitiv, matematikisht ekipi rrezikon të përfundojë edhe në zonën “play out”, pasi pesë pikë e ndajnë nga Vllaznia e vendit të tetë. Ndaj, për të larguar retë e zeza dhe të keqen e madhe në horizont, që do të ishte zbritja në Kategorinë e Parë, Partizanit i mjafton edhe një barazim me Vllazninë për të shmangur vendin e tetë në përfundim të kampionatit.

Të kuqtë kanë qenë klubi më i mirëorganizuar në Superiore në 7 sezonet e epokës “Demi”, ku stafet kanë qenë të plotësuara dhe me nivel. Pas largimit të stafit italian, të përbërë nga katër veta (trajner, zv.trajner, trajner i portierëve dhe përgatitës atletik), të kuqtë kanë përfunduar me një staf teknik prej dy personash, madje për të mbushur stolin në ndeshje ka zbritur nga tribuna edhe drejtori Rama. Në fushë ka mbetur vetëm trajneri Reinaldo Kalari, që deri para shkarkimit të Sormanit ka mbajtur rolin e zëvendëstrajnerit, i cili duhet të përkujdeset për gjithçka në stërvitje.

pARTIZANI

Ndërsa Erjon Meta është trajneri që merret me përgatitjen e portierëve. Edhe drejtuesit e klubit sikur janë pajtuar me këtë gjendje duke bërë që të rritet angaria te lojtarët. Klubi akoma nuk ka ndërmarrë asnjë lëvizje për rinovimet, ndonëse merkatoja rezulton e bllokuar në hyrje.

Stafi i limituar bën që lojtarët të kenë më pak mundësi angazhimi në stërvitje, ndaj të gjithë presin që t’i heqin qafe edhe dy ndeshjet e mbetura, nesër me Vllazninë dhe të mërkurën me Skënderbeun. Mungesa e motivimit dhe ndjenja e angarisë që është krijuar në ekip nuk i shkon përshtat një klubi si Partizani, që e nisi sezonin me planin e ndërtimit të një skuadre europiane, por që ka përfunduar për mbijetesë.

Related posts

PAS BARAZIMIT PA GOLA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Daja: Arbitri ndikoi në ritmin e lojës, pasi…

Delo.autor

“PARASHIKIMET E NDESHJEVE”/ Eksperti italian jep skedinën për sot: Ja si t’i luani këto 3 sfida

Isa.Autor

MNCHESTER CITY-SHEFFIELD/ Guardiola kërkon të ringjallë shpresat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment