Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ FRANCËS/ Trajneri Reja ka një premtim: Më vjen keq që nuk erdha më herët te Kombëtarja, do të merrja…

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka dalë në konferencë për shtyp në prag të takimit kundër Francës, ku ka folur për ndeshjen por njëkohësisht edhe për të ardhmen si edhe mundësinë për të marrë drejtimin e një skuadre kombëtare më herët.

Ai u ndal edhe në aspektin taktik të Kombëtares, teksa shtoi se i di mirë pikat e dobëta të Francës.

Franca? Nuk mendoj se aspekti taktik është më e rëndësishmja sepse protagonistët vendosin fatin e ndeshjes. Roshi luan në krah dhe ai gjithmonë luan në të majtë ose të djathtë. Kemi mënyrën tonë se si luajmë dhe me këtë mënyrë kemi shanset tona kundër çdo kundërshtari dhe Francës. Dimë se ku Franca mund të na vërë në vështirësi por dimë edhe se ku e vëmë ne. Duhet të jemi gati të shfrytëzojmë çdo rast minimal që na jepet.

Ekip kombëtar më herët? Dua të komplimentoj trajnerin Deshamp që është kampion bote dhe titullin më i miri. Kam punuar në Itali dhe çdo javë duhet një impenjim ndryshe me mediat dhe është diçka stresuese. Në Kombëtare është ndryshe dhe ke kohë të rikuperosh dhe zgjedhësh. Ka më shumë përgjegjësi sepse përgjegjësia bie mbi trajnerin. Më tha Deshamp se ishte i kënaqur me punën e bërë dhe se stresi nuk është si te Juventusi ku ka shumë kërkesë rezultati.

Më vjen keq që nuk erdha më herët që të kisha mundësi të njihja më shumë ekipin dhe të kishim ekip më të përgatitur për këtë ekip. Mund të merrnim rezultate më të mira me më shumë kohë por për të ardhmen premtoj se do të ketë rezultate më të mira”, tha Reja.

Related posts

LOT…EMOCIONE… TRISHTIM/ Momenti kur Lakersat nderojnë legjendën Kobe Bryant (VIDEO)

F.autor

MERKATO E JANARIT/ Talenti i ri brazilian me klauzolë 60 milionë euro fut në “luftë” Juventus dhe Barcelona

Delo.autor

Trajneri i Realit: Sa sfidë drithëruese të krijoj ekip të fortë pa Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment