Futboll Seria A Sport

“SHMANGU NJË GOL TË SIGURTË”/ Dermaku vlerësohet në Itali: Një bast i fituar i Parmës!

Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, e ka zënë një vend titullari tek Parma prej javësh, dhe sot ai luajti për 90 minuta në takimin ndaj Bolonjës.

Parmës i iku fitorja vetëm në momentet e fundit, dhe në fund ekipet u ndanë në një barazim 2-2. Ndërkohë, paraqitja e Dermakut vlerësohet me notën 6.5 nga “tuttomercatoweb”, dhe ky është komenti për shqiptarin: “Në pjesën e parë fut këmbën e tij nga një goditje e rrezikshme me të majtën e Orsolinit, një pritje që vlen pothuajse sa një gol. Gjithmonë e më shumë një siguri në mbrojtje, gjithashtu një bast i fituar i Parmës”.

Related posts

TË “MARROSUR” PAS ARMANDO BROJËS/ Dy gjigantë të tjerë europianë futen në garë për sulmuesin e Kombëtares

Delo.autor

Mbyllet marrëveshja, Coutinho te Barcelona për 160 milionë euro

Q.Autor

SFIDA NDAJ LEIPZIG NË CHAMPIONS/ Solskjaer me dhimbje koke, pa dy yjet në “finalen” e grupit

Delo.autor

Leave a Comment