Futboll Seria A Sport

PREZANTIM BASHKË ME IGLI TARE/ Allegri firmos si trajneri i ri i Milanit. Të gjitha detajet e marrëveshjes

Massimilliano Allegri është trajneri i ri i Milanit. Firma është hedhur në kontratë siç raportohet në Itali, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Alegri do të prezantohet bashkë me Igli Tare. Ishte dëshira e këtij të fundit, që prezantimi të bëhej bashkë me trajnerin e ri të kuqezinjve.

Rikthimi te Milani për Allegrin vjen pas 11 vitesh. Paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon plus bonueset. Kontrata e firmosur nga 57-vjeçari është e vlefshme për tre vitet e ardhshme.

 

 

Tare i surprizoi të gjithë duke e mbyllur këtë marrëveshje në kohë rekord. Alegri numëron gjashtë tituj kampion në Seria A ku një prej tyre është fituar me “Djallin”.

Related posts

VIDEO/ Shaqiri ‘fluturoi’ duke gjuajtur me rafishatë, çfarë spektakli!

Q.Autor

DUELI PËR TITULL/ KLOPP i thur elozhe SARRIT: Ajo që ka bërë ai është e…

Isa.Autor

CHARTER SUPERLUKSOZ/ Ja avioni privat që do të udhëtojë Partizani në Baku (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment