Futboll Sport

“SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR NE”/ Jasir Asani nis mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti

Situata e vështirë nga tërmetet në Shqipëri i ka prekur të gjithë pa përjashtime, duke bashkangjitur këtu edhe botën e futbollit.TERMET

Janë marrë shumë nisma për të ndihmuar të gjitha familjet e prekura, teksa një nismë e ka marrë edhe ylli i Partizanit, Jasir Asani.

Ky i fundit nëpërmjet një story në “Instagram”, ka ftuar miqtë e tij të dërgojnë ndihma për Shqipërinë, të cilat do të ndihmonin vendin tonë në këtë moment shumë të vështirë. “Shqipëria ka nevojë për ne! Të gjithë ata që kanë mundësi të dërgojnë ndihma për familjet në nevojë të cilat janë prekur nga tërmeti. Mund të shkojnë në studion e Ylber Aliut afër Edekës, Fushë-Topan. Nga Shkupi nisem unë dhe Ylber Aliu në drejtim të Shqipërisë, nesër në 13:00 për të qenë pranë vëllezërve dhe motrave tona. 0038970321374.”, shkruan Jasir Asani.76978619_573136746819757_7431529805725564928_n

 

Related posts

LUAN KUNDËR MILAN-IT/ Sarri akuzon: Kupa e Italisë është një nga aktivitetet më antisportive në botë

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp apel fansave: Mos e sulmoni autobusin e Roma-s!

Sadik.Autor

RRËFEHET LUIS FIGO/ Havjar, verë e kuqe dhe… depilimi i futbollistëve

Delo.autor

Leave a Comment