Futboll Sport

CHAMPIONS/ Chelsea dhe Valencia ndajnë pikët, Zenith mposht në shtëpi Lyon

Janë mbyllur para pak minutash dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, të vlefshme për xhiron e pestë në fazën e grupeve.

Çelsi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Valencias në transfertë, në një ndeshje që dhuroi spektakël. Ishin spanjollët ata që kaluan të parët në avantazh, Soler në minutën e 40’, por pas vetëm 1 minute Kovaçiç barazoi shifrat, duke i çuar ekipet në dhomat e zhveshjes në barazim. Pjesa e dytë nisi menjëherë me miqtë përpara, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 50’ me Pulisiç.

Në minutën e 65’ Pareho humbi një penallti për Valencian, teksa golin e barazimit e gjetën në minutën e 82’ ne Uas që shënoi një gol në përpjekje për të krosuar. Pas kësaj Valencia renditet në vendin e parë me 8 pikë, po aq sa Çelsi që qëndron në vendin e dytë për shkak të bilancit të keq në ndeshje direkte, me Ajaksin që ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë dhe më një ndeshje më pak.

Nga ana tjetër Zeniti mposhti me rezulatatin 2-0 Lionin, falë golave të Dzubës në minutën e 42’ dhe Ozdoevit në minutën e 84’. Pas kësaj rusët renditen në vendin e dytë me 7 pikë, po aq sa francezët që renditen në vendin e tretë.

Related posts

MERKATOJA E BUJSHME/ Man United nis bisedimet me “katalanasit” për mesfushorin

Delo.autor

BEFASOJNË GJERMANËT/ Rummenigge kundër FIFA-s dhe BOTËRORIT me 48 ekipe

Isa.Autor

“Kam realizuar dy gola në finale, por të gjithë mbajnë mend vetëm goditjen me kokë”

Q.Autor

Leave a Comment