Futboll Kategoria Superiore Sport

“SITUATA E NORMALIZUAR”/ Klubi i Teutës bën thirrje për qetësi pas tërmetit: Ekipi do zbresë në fushë për…

Klubi i Teutës, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, kërkon që në qytet të ruhet qetësia, ndërsa bën me dije se shumë shpejt pritet që ekipi të zbresë në fushën e lojës.

Klubi blu shkruan se numri i pasgoditjeve nga tërmeti kryesor ka rënë ndjeshëm gjatë ditës së sotme, dhe tashmë në këto orët e fundit nuk ka rrezik që njerëzit të shqetësohen. Një situatë e tillë më e normalizuar ka bërë që edhe klubi i Teutës, brenda pak ditëve, të zbresë në fushë për përgatitjet anti-Skënderbeu.

STATUSI I TEUTËS

Ruani qetësinë!

Nuk mbahet mend që Durrësi të ketë qenë ndonjë herë në situatë më të vështirë që është aktualisht. Me probleme të mëdha nga termeti i 26 nëntorit. KF Teuta konfirmon se situata është qetësuar dhe ka ren ndjeshëm numri i pasgoditjeve .Ne mund t’iu themi se situata është duke u qetësuar. Mund t’iu sigurojmë se situata sizmologjike është shumë e qetë në këto orët e fundit. Nuk ka asnjë rrezik që njerëzit të shqetësohen. Çdo ngjarje sizmike shoqërohet me pasgoditje. Kjo ka bërë që situata në klubin e Teutës të jetë e qetë, dhe, brenda pak ditëve, skuadra pritet të zbres në fushë për të rinisur përgatijet anti-Skënderbeu. 

s

Related posts

ISH-MESFUSHORI I ROMËS/ Olivier Dacourt rrëfen: Dy kampionë bote refuzuan Serinë A për këtë arsye

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bournemouth-Arsenal. Rezultati 1-1

Delo.autor

STATISTIKAT/ Juventus-Sassuolo mund të vendoset nga një penallti ose një autogol

Isa.Autor

Leave a Comment