Futboll Seria A Sport

I SKADON KONTRATA VERËN E ARDHMSHE/ Bonaventura kërkohet nga ekipi tjetër i Serisë A…

Xhiakomo Bonaventura u rikthye te goli me Milani teksa shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Napolit, pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit.

Mesfushori kaloi shumë vështirësi për një periudhë të gjatë, por mblodhi forcat dhe u rikthye në një formë të shkëlqyer duke shënuar edhe gol në ndeshjen e tij të parë si titullar për këtë sezon.

Italianit i skadon kontrata me kuqezinjtë në verën e vitit të ardhshëm, dhe bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë nisur ende. Nga kjo kërkon të përfitojë Fiorentina, të cilët e pëlqejnë shumë futbollistin dhe dëshirojnë ta kenë në ekipin e tyre.

Bonaventura është një dëshirë e madhe e Montelës dhe drejtuesit duan t’ia plotësojnë këtë dëshirë, duke ia afruar futbollistin në skuadër.

Related posts

FOTO/ Atalanta mposht Romën, kjo është nota për Etrit Berishën

Q.Autor

Agjenti: Kane kushton 200 milionë euro

Q.Autor

ZYRTARE/ Sulm “Made in Tirana”, klubi me pretendime në Turqi kompleton dyshen e frikshme

F.autor

Leave a Comment