Bundesliga Futboll Sport

SKENA TË FRIKSHME NË BUNDESLIGA/ Ultrasit futen në fushë, lojtarët “shpëtojnë”… miqtë (VIDEO)

Ditën e sotme u luajt derbi historik në Gjermani, ai midis Union Berlinit dhe Hertës së Berlinit. Pikërisht ky ishte derbi i parë i zhvilluar midis këtyre dy skuadrave.2019-11-02T192532Z-391917189-RC188F5F4240-RTRMADP-3-SOCCER-GERMANY-UNB-BCS-REPORT

Një gol i Polter në minutën e 90’, më anë të një penalltie, i dha një fitore historike Union Berlinit, e cila nuk do të harrohet asnjëherë nga tifozët e kësaj skuadre. Atmosfera në stadium ishte me të vërtetë elektrizuese, siç i ka hije një derbi, aq më tepër që ky mund të quhet edhe më shumë se një derbi.2019-11-02T194845Z-599306020-RC123E826300-RTRMADP-3-SOCCER-GERMANY-UNB-BCS-REPORT

Megjithatë ndeshja nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të  mundshme, teksa disa tifozë ultras të vendasve, janë futur në fushë, me qëllimin  për të shkuar në drejtim të kundërshtarëve. Në rast se ata do t’ia dilnin të shkonin te tifozët kundërshtarë, atëherë mund të kishim një sherr shumë të madh.unionii

Ata që e kanë ndaluar këtë kanë qenë pikërisht lojtarët vendas, të cilët iu kanë dalë para tifozëve dhe i kanë ndaluar duke i kthyer pas. Për më shumë shikoni videon:

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në fazën çerekfinale, sfidë delikate për Partizanin

F.autor

E PAIMAGJINUESHME/ Befason SHQIPËRIA, fton futbollistin me PASAPORTË SERBE

Isa.Autor

Te PSG është rezervë, Trapp drejt largimit

Sadik.Autor

Leave a Comment