Boks Sport

SUPER SFIDA NDAJ BOKSIERIT LUIS ORTIZ/ Kampioni i botës Wilder shpalos objektivin: Do të thyej rekordin e Mayweather…

Deontay Wilder, kampion i botës në peshën e rëndë në boks, 41 fitore e 1 barazim në karrierë, ka bërë me dije se objektivi i tij është të thyejë rekordin e boksierit amerikan Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje. Jo vetëm kaq, por Wilder synon që përveç barazimit me Fury të ketë 51 fitore të arritura të gjitha me “KO”.

Sfida e radhës e Wilder është ajo e 23 nëntorit ndaj kubanezit Luis Ortiz, në Las Vegas, nga ku kampioni i botës do të nisë plotësimin e këtij objektivi. Wilder u shpreh se synon të duelojë edhe për 6 vitet e ardhshme, duke zhvilluar nga dy duele në vit, deri në moshën 40-vjeçare. Ai mendon se brenda 5-vjeçarit të ardhshëm do të thyejë rekordin e Mayweather.

“Mendoj se mund t’ia dal mbanë, pasi e kam kaluar gjysmën e rrugës. Duke parë se si jam duke dueluar dhe energjinë që kam brenda meje nuk e shoh të pamundur këtë objektiv. Unë jam i bindur se do të jem 52 duele pa humbje, nga të cilat 51 fitore me “KO”. Do të më shihni në tring edhe 6 vitet e ardhshme dhe do të mësoni se unë jam më i madhi”, tha Wilder.

Related posts

NJË PORTIER DHE NJË SULMUES/ Milani arrin dy marrëveshje brenda ditës

Delo.autor

FORMULA 1/ Niset i fundit në Abu Dhabi dhe divorc me bashkëshorten, 2 goditje në një ditë për pilotin e Mercedes

Delo.autor

Bottas: Sezoni më i vështirë, titulli i hapur deri në fund

Sadik.Autor

Leave a Comment