Futboll Sport

SURPRIZA MË E BUKUR/ Të gjitha ekipet greke reagojnë për Shqipërinë: Prekët zemrat tona dhe lutemi për ju!

Në këtë gjendje të vështirë që ndodhet Shqipëria pas një tërmeti shkatërrues që mori edhe shumë jetë njerëzish, reagime të ndryshme kanë ardhur nga gjithë bota e futbollit. Por ajo që ishte surpriza më e bukur deri tani, padyshim është solidariteti që po vjen nga Greqia.

Këtë herë nuk flasim për reagimin e një apo dy prej skuadrave, por për një pjesë dërrmuese. Sigurisht që në këto raste të tilla humanizmi triumfon mbi gjithçka, edhe në rastet kur mes vendeve nuk edhe një dashuri aq të madhe.

PAOK ishte i pari që hapi dyert e stadiumit për të kontribuar për ndihma që të vinin në Shqipëri. Më pas lutje për fqinjët e tyre do të bënin edhe nga Arisi, Iraklis, Panathinaikosi, OFI apo edhe AEK. Madje këta të fundit do të vinin edhe me një reagim emocionues: “Dhimbja juaj prek zemrat tona. Qendrojmë krahë jush. Qajmë për njerëzit që keni humbur dhe lutemi për ju”, shkruhet në faqen zyrtare të AEK. /Sport Ekspres/

Related posts

Duro: Muaj i tmerrshëm, ja arsyet e krizës së Flamurtarit

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Julian Draxler: Kurrë s’kam parë një lojtar në nivelin e…

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Senegali dhe Kolumbia ndalen në barazim pa gola

Isa.Autor

Leave a Comment